MAGNET - DORADO

Masterplani "Magnet" propozon një tipologji të re lagjeje për qytetin e Tiranës, e cila ofron cilësitë e jetës urbane që nuk mund të gjenden në asnjë pjesë tjetër të qytetit, dhe si e tillë mund të shërbejë si model dhe pikë referimi për zhvillimin urban. 

Në krahasim me blloqet uniforme të ndërtimit, masterplani propozon një shumëllojshmëri në lartësi, orientim dhe tipe apartamentesh. Me diferencat në kate dhe dimensionet, ai reflekton kompleksitetin urban të Tiranës dhe të rrethinave.

Rezidencat e banimit janë të organizuara rreth oborreve të brendshme që hapen në drejtim të njëri-tjetrit. Sheshi qendror dhe oborret e gjelbëruara janë të ndërlidhur me rrugët e këmbësorëve dhe çiklistëve. Kjo krijon hapësira publike bashkëvepruese, si dhe hapësira gjysmë-private dhe private.

Rezidencat ndryshojnë kryesisht në lartësi prej 4 deri në 9 kate. Kati i parë përbëhet nga dyqane, veçanërisht rreth sheshit qëndror, dhe një përzierje të llojeve të ndryshme të apartamenteve.

“Daniel Libeskind”

-1 1 2 3 4 5 6 7 8

Së bashku me Rezidencen e sapo-përfunduar “Eagle in Flight”, pozicionuar në anën tjetër të rrugës së propozuar në studim, formulohet një portë hyrëse për në zonën e Masterplanit “MAGNET”.

Udhetim në lagjen Magnet

Apartamente apo penthouse?! Ballkon apo verandë?! Ju bëni ​zgjedhjen tuaj.

Projekti


Lexo Më Shumë

Studio Daniel Libeskind

Studio ka disa projekte nën ndërtim, duke përfshire rizhvillimin e të njohurës Fiera Milano Fairgrounds nga City Life; Kö-Bogen, një kompleks zyrash dhe dyqanesh në Düsseldorf;  dy zhvillime të lartësive të mëdha, Kulla L në Toronto dhe Reflections në Keppel Bay,  nje zhvillim rezidencial prej  185 800 metra katror në Singapor. Lexo më shumë.

Kontakt SHPK

Kontakt SHPK - Të ndërtosh është më shumë sesa duket. Kontakt është një kompani shqiptare zhvillimi dhe inxhinierimi që siguron shërbime të kualifikuara këshillimi me një njohuri të lartë. Lexo më shumë


Daniel Libeskind Shprehet Për Magnet: